Ndërlidhjet

Tahiri: ITU ia ndan Kosovës kodin telefonik shtetëror 383


Ilustrim

Ilustrim

Në bazë të Marrëveshjes për telekomin të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), do t’ia ndaj Kosovës kodin telefonik 383, më 15 dhjetor, 2016.

Këtë e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media të lëshuar pas takimit të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit këto dy ditët e fundit në Bruksel.

“Ministrja Edita Tahiri me këtë rast deklaroi se bisedimet e këtyre tre ditëve u përmbyllen me sukses, tashmë çdo gjë është e saktësuar se Kosova bëhet me kodin e saj telefonik shtetëror 383 të cilën ITU do t’ia alokoj këtë kod telefonik drejtpërdrejt Kosovës me datën 15 dhjetor 2016”, thuhet në komunikatën për media.

“Republika e Kosovës është pronare e kodit telefonik 383 dhe Kosova do të ketë të gjitha të drejtat shtetërore që të administroj me kodin e vet telefonik sikur gjithë shtetet tjera", citohet të ketë deklaruar ministrja Edita Tahiri.

Ajo ka vlerësuar se marrëveshja për kodin telefonik do të ketë efekte pozitive të shumëfishta, si në planin shtetëror, të sovranitetit, ekonomik dhe telekomunikues.

XS
SM
MD
LG