Ndërlidhjet

ORF: Zgjedhjet presidenciale i fiton Van der Bellen 


Kandidati i pavarur për president të Austrisë, Alexander Van der Bellen
Kandidati i pavarur për president të Austrisë, Alexander Van der Bellen

Të dhënat e para të “exit poll-eve” thonë se austriakët votuan që kandidati i pavarur, Alexander Van der Bellen të jetë presidenti i tyre i ri, duke e mundur kandidatin e të djathtës ekstreme, Norbert Hofer.

Sipas raportimit të televizionit publik austriak, ORF, nga 58 % të qendrave të votimit të numëruara, Van der Bellen ka fituar 53.6 % të votave. Kjo konsiderohet një diferencë e madhe që Hofer ta përmbysë me pjesën e mbetur të votave pa numëruar.

Kandidati i ekstremit të djathtë, Hofer sipas ORF ka fituar vetëm 46.6 %.

Mirëpo, për shkak të gabimeve në balotazhin e zhvilluar gjatë verës që çuan edhe deri te përseritja e sotme e zgjedhjeve, zyrtarët kanë thënë se rezultati përfundimtar mund të publikohet nga e hëna deri të mërkurën.

XS
SM
MD
LG