Ndërlidhjet

Kryeministri i Francës shpall kandidaturën për president


Manuel Valls

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, tha se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale më 2017.

Valls, 54 vjeç, tha se do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit më 6 dhjetor, për t'u fokusuar në garën për president.

Ai tha se do që të bashkojë socialistët e ndarë francezë.

Valls do të përballet me kandidatë të tjerë socialistë në zgjedhjet e partisë, muajin e ardhshëm.

Njoftimi i tij vjen pak ditë pasi presidenti i Francës, Francois Hollande, po ashtu nga Partia Socialiste, tha se nuk do të garojë sërish.

XS
SM
MD
LG