Ndërlidhjet

Rohani: Nuk e lejojmë Trumpin ta “shqyejë” marrëveshjen


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka thënë se Teherani nuk do e lejojë presidentin e zgjedhur, Donald Trump ta “shqyejë” marrëveshjen bërthamore që është arritur në mes të republikës islamike dhe fuqive botërore.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Universitetin e Teheranit më 6 dhjetor, Rohani ka thënë se Trump “dëshiron të bëjë shumë gjëra, por asnjë nga veprimet e tij nuk do ketë ndikim mbi ne”.

“A mendoni se Shtetet e Bashkuara do e shqyejnë Planin e Përbashkët Gjithpërfshirës të Veprimit? A mendoni se ne dhe kombi jonë do e lejojë atë ta bëjë këtë?”, ka thënë për marrëveshjen e arritur në korrik të vitit 2015.

Marrëveshja ka çuar drejt lehtësimit të sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të kufizimit të programit bërthamor të këtij shteti.

Trump, i cili do e filloi mandatin e tij nga 20 janari, gjatë fushatës zgjedhore ka thënë se marrëveshja është e “tmerrshme” prej të cilës përfiton vetëm Irani dhe se ai do e “shqyej atë nëse zgjidhet.

Megjithatë, pas zgjedhjes ai ka thënë se do të ishte e vështirë ta shkatërronte një marrëvëshje të përfshirë në një rezolutë të OKB-së.

XS
SM
MD
LG