Ndërlidhjet

BE dhe NATO paralajmëruan “epokë të re” të bashkëpunimit


Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian mbrëmë e kanë paralajmëruar një “epokë të re të rëndësishme” të punës së përbashkët, duke e mbështetur agjendën e bashkëpunimit më të afërt në periudhën e paqartësive lidhur me politikën e jashtme dhe qasjen ndaj aleancës të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ministrat e jashtëm të NATO-s në takimin në Bruksel janë pajtuar për planin për luftimin e sulmeve kibernetike, luftës informative, operacionet detare dhe përmirësimin e mbrojtjes për vendet fqinje.

“Sot ne e fillojmë një epokë të re në bashkëunimim BE-NATO”, u tha gazetarëve shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Donald Trump, i cili e merr presidnecën amerikane më 20 janar të vitit të ardhshëm, më herët këtë vit ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara ndoshta nuk do t’i mbrojnë anëtarët e NATO-s nga sulmet, nëse ata nuk i rrisin shpenzimet ushtarake në aleancë.

Por, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeerg, tha mbrëmë se është “absolutisht i sigurt se Shtetet e Bashkuara do të mbesin të përkushtuara për lidhjen transatlantike, do të mbeten të përkushtuara për NATO-n dhe do të veprojnë në harmoni me garantimet e sigurisë për Evropën”.

Duke folur pas takimit të tij me kolegët e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se “ndryshimi në administratë nuk do ta ndryshoj përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për obligimet ndaj NATO-s”.

XS
SM
MD
LG