Ndërlidhjet

DiCaprio garon për Oskar me ish këshilltarin e Putinit


Aktori amerikan, Leonardo DiCaprio
Aktori amerikan, Leonardo DiCaprio

Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio i cili është një aktivist i zëshëm pro ambientit sipas Retuers është në garë për të fituar nominim për Oskar përballë një rivali që rrallë kush do e kishte besuar, një ish këshilltari të Vladimir Putin.

Kritikët besojnë se filmi dokumentar i Di Caprios, “Loja e Fildishtë” që flet për tregtinë ilegale të fildishit në Afrikë, do të nominohet për Oskar në kategorinë e filmave dokumentar.

Krahas tij, një tjetër film për të njejtën temë, i realizuar nga Sergey Yastrzhembsky, zëdhënësi më i njohur i Kremlinit në perëndim mund ta marrë të njejtin nominim.

XS
SM
MD
LG