Ndërlidhjet

Pakistan: Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit


Ilustrim
Ilustrim

Asnjë nga 48 personat në bordin e aeroplani të vogël që është rrëzuar sot në Pakistan, nuk ka shpëtuar, sipas raportimeve të mediave nga ky shtet.

Aeroplani pakistanez është rrëzuar në pjesën veriore të Pakistanit, rreth 70 km në veri të Islamabadit.

Agjencitë e lajmeve kanë cituar dëshmitarët që thonë se aeroplani ka qenë i përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej.

Aeroplani fluturonte nga qyteti pakistanez, Chitral për në kryeqytet.

XS
SM
MD
LG