Ndërlidhjet

Mustafa: NATO thellon bashkëpunimin me Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një prej mbledhjeve të qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një prej mbledhjeve të qeverisë

Aleanca veriatlantike, NATO e ka informuar Kosovën se ka vendosur që të thellojë bashkëpunimin dhe përkrahjen për Kosovën, si dhe përfshirjen e saj në programe të ndryshme të NATO-s.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me kryediplomatin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Ky është lajm me rëndësi për Kosovën sepse hap një kapitull të ri në marrëdhëniet dhe përkrahjen e Kosovës nga NATO, forcon rolin e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon dhe partner i besueshëm i NATO-s në përballje me sfidat rajonale dhe globale”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

XS
SM
MD
LG