Ndërlidhjet

Turqia planifikon referendum për të forcuar presidentin


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Qeveria e Turqisë planifikon një referendum, pranverën e ardhshme, për ndryshimin e Kushtetuës, me qëllim forcimin e pushttetit të presidentit.

Zëvendëskryeministri Nuretin Canikli tha se Qeveria do ta dërgojë planin në parlament.

Ai nuk bëri me dije se çfarë saktësisht do të përfshijnë ndryshimet e propozuara, por tha se qeveria do që procesi të përfundojë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlametare të vitit 2019.

Po ashtu të premten, prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 87 njerëzve, të lidhur me Universitetin e Stambollit, nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin e dështuar në muajin korrik.

Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan fajëson klerikun Fethuall Gulen për këtë përpjekje.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon çdo përfshirje.

Ankaraja ka arrestuar rreth 36,000 njerëz dhe ka pezulluar ose përjashtuar nga puna rreth 100,000 të tjerë, që nga përpjekja për puç.

XS
SM
MD
LG