Ndërlidhjet

Jabllanoviq nis procedurat për shpërbërjen e Kuvendit të Leposaviqit


Kuvendi i Komunës në Leposaviq
Kuvendi i Komunës në Leposaviq

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka nisur procedurat për shpërbërjen e Kuvendit Komunal me arsyetimin e “shkeljes së Ligjeve komunale për një periudhë të gjatë kohore”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga zyra e tij.

Sipas njoftimit Jablanoviq thekson se kryesuesi i Kuvendit Komunal, Zoran Todiq, ka shkelur të gjitha “ligjet positive me hapjen, jashtë rendit të përcaktuar të ditës, të debatit për nisjen e procedurave për shkarkim të kryetarit”.

Në kumtesë thuhet se Kuvendi Komunal nuk është kompentent as me Ligj dhe as me aktet komunale ta shkarkojnë kryetarin.

Jabllanoviq e ka akuzuar kryesuesin e Kuvendit Komunal Todiq se për një “kohë të gjatë ka udhëhequr në mënyrë të paligjshme seancat dhe se ka rrezikuar buxhetin e komunës dhe rrjedhimisht edhe ka dëmtuar qytetarët duke e mos e votuar atë.

Në kumtesë thuhet se Todiq në mënyrë të vazhdueshme ka penguar ndërtimin e disa projekteve kapitale për qytetarët e komunës së Leposaviqit, megjithëse janë miratuar në mbledhjet e Kuvendit.

Jabllanoviq thotë se Todiqi “kryen edhe funksionin e kryetarit të ‘organit të përkohshëm’ të Leposaviqit që i ka mundësuar shpërdorimet e ndryshme dhe kërcënimet e punëtorëve në institucionet shtetërore, arsimore, shëndetësore që punojnë në sistemin e shtetit, sic thuhet në kumtesën e Jabllanoviqit, të shtetit tonë Serbisë”.

Vendimi i kryetarit të Leposaviqit pason një valë reagimesh të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës ndaj vetë tij, që e akuzuan për, sic thanë, ‘tradhti të interesave serbe’ dhe ‘bashkëpunim me institucionet e Kosovës’. (REL)

XS
SM
MD
LG