Ndërlidhjet

Mustafa: Qeveria e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriu, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka theksuar përkushtimin e qeverisë për avancim të mëtejmë dhe eliminimin e çdo forme të cenimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut. Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore, si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Republika e Kosovës, ka shtuar Mustafa, është e destinuar të jetë model suksesi dhe prijëse rajonale në këtë fushë dhe shumë aspekte të tjera ku theksohen vlerat më të larta të humanizmit.

XS
SM
MD
LG