Ndërlidhjet

Aktivistët thonë se IS-i e rimori kontrollin në Palmira të Sirisë


Një helikopter i ushtrisë së Rusisë në një bazë afër qytetit Palmira në Siri
Një helikopter i ushtrisë së Rusisë në një bazë afër qytetit Palmira në Siri

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, thotë se luftëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), përsëri e kanë rimarrë kontrollin në qytetin Palmira, duke i detyruar forcat qeveritare që të tërhiqen.

Sot më herët gjatë ditës, ky observator pat raportuar se nga sulmet ajrore të Rusisë, militantët e IS-it ishin detyruar të tërhiqeshin në periferi të qytetit.

Më se 4 mijë militantë ishin rigrupuar dhe e kanë lansuar një sulm në përpjekje për rimarrjen e Palmirës, ka njoftuar një qendër monitoruese ruse në Siri.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka mbajtur qytetin Palmira, mbetjet antike të të cilit janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, prej majit të vitit 2015 e deri në mars të këtij viti, kur u detyrua të zmbrapset nga ky qytet.

XS
SM
MD
LG