Ndërlidhjet

Nikolliq e nderoi Lavrovin me Urdhërin e Flamurit të Serbisë


Tomisllav Nikolliq (djathtas) duke ia dhënë Sergei Lavrovit Urdhërin e Flamurit Serb në Beograd
Tomisllav Nikolliq (djathtas) duke ia dhënë Sergei Lavrovit Urdhërin e Flamurit Serb në Beograd

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, sot ia ka dhënë ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Urdhërin e Flamurit të Serbisë, për meritat e jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

Ministri Lavrov ka shprehur kënaqësi që është nderuar me këtë urdhër, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Urdhëri paraqet dëshmi dhe vërtetim se miqtë tanë serbë i japin rëndësi të madhe aspektit të jashtëm të partneritetit tonë strategjik”, tha Lavrov, duke theksuar se interesat e Serbisë dhe Rusisë vetëm përfitojnë kur së bashku paraqitemi në arenën ndërkombëtare”.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, zoti Lavrov është takuar me kryeministrin, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Sergei Lavrov, nesër merr pjesë në mbledhjen ministrore të Organizatës për bashkëpunimin ekonomik të rajonit të Detit të Zi.

XS
SM
MD
LG