Ndërlidhjet

Diplomati i vrarë, Andrei Karlov shpallet Hero i Rusisë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, përkulet pranë arkivolit me trupin e diplomatit të vrarë, Andrei Karlov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, përkulet pranë arkivolit me trupin e diplomatit të vrarë, Andrei Karlov

Ambasadori rus që është vrarë në Turqi gjatë kësaj jave do të varroset në një ceremoni që organizohet për heronj në Rusi.

Zyrtarët e lartë të shtetit kanë bërë nderime pranë arkivolit të hapur me trupin e ambasadorit Andrei Karlov në një ceremoni që është mbajtur në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Moskë, ndërsa aty të pranishëm kanë qenë edhe të afërmit e diplomatit të vrarë.

Ceremonia do të hapet për publikun pak më vonë.

Trupi i Karlovit më pas do të dërgohet në Katedralen e “Krishtit Shpëtimtar”, afër Kremlinit, ndërsa Patriku ortodoks Kirill, do e udhëheqë shërbimin e funeralit.

Diplomati i karrierës është qëlluar për vdekje derisa ishte duke folur në një galeri arti në Ankara, më 19 dhjetor nga një person i cili më pas thirri “Mos e harroni Alepon” dhe deklarime të tjera që dukej se i referoheshin përfshirjes ruse në luftën civile në Siri.

Autoritetet turke thanë se vrasësi i Karlovit është Mevlut Mert Altintash, polic 22 vjeçar i cili nuk ka qenë në detyrë në kohën kur e ka kryer vrasjen.

Më 21 dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar një dekret përmes së cilës e deklaron Andrei Karlov si Hero të Rusisë.

XS
SM
MD
LG