Ndërlidhjet

Merkel kërkon deportim të shpejtuar të azil kërkuesve 


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel iu ka bërë thirrje zyrtarëve që merren me migracionin dhe autoriteteve të tjera relevante që të shpejtojnë deportimin e personave kërkesa për azil e të cilëve është hedhur poshtë.

“Nga përvoja e dimë se autoritetet mund të vendosin shumë më shpejtë nëse një azil kërkues mund të qëndrojë në Gjermani dhe nëse vendet e tyre të origjinës janë mjaft të sigurta për tu kthyer”, ka thënë Merkel më 9 janar.

Duke folur në një konferencë për shërbyesit civil, Merkel gjithashtu për “përpjekje kombëtare” për tu siguruar që personat që iu është refuzuar kërkesa e azilit të kthehen në shtëpi.

Deportimet dhe kthimet vullnetare të njerëzve kërkesa për azil e të cilëve është hedhur poshtë kanë shënuar rritje pas sulmit terrorist të 19 dhjetorit në një treg të Krishtlindjeve në Berlin.

Autoritetet thonë se sulmuesi i dyshuar ka qenë një nga ata kërkesa për azil e të cilit është hedhur poshtë. Atë megjithatë Gjermania nuk ka pasur mundësi ta kthej në vendin e tij të origjinës pasi Tunizia ka refuzuar ta njohë si qytetarë të saj.

Më 8 janar, Gjermania është kërcënuar se do të ndërpresë ndihmat për shtetet të cilat refuzojnë të pranojnë shtetasit e tyre kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar në Gjermani.

XS
SM
MD
LG