Ndërlidhjet

Shkupi në protestë për lirimin e Haradinajt


Protesta në Shkup për lirimin e Haradinajt
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Protesta në Shkup, 11 janar

Qindra qytetarë të Shkupit me pankarta në duar me mbishkrimet për lirimin e Ramush Haradinajt, nën organizimin studentëve, profesorëve, gazetarëve dhe ish ushtarëve të UÇK-së, kanë protestuar të mërkurën përpara Ambasadës së Francës në Shkup ndaj arrestimit të ish komandantit të UÇK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

“Jemi sot këtu për të kërkuar lirimin e menjëhershëm nga autoritet franceze të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe të veprimtarit kombëtar Ramush Haradinajt. Njëherësh dënojmë aktin e arrestimit të tij si të padenjë të padrejtë dhe fyes”, ka thënë Miranda Beqiri nga Këshilli Organizativ I protestës së sotme.

Përderisa Egzon Zendeli, në emër të studentëve shqiptarë nga Maqedonia ka kërkuar që autoritetet franceze të mos bien pre e Serbisë dhe ta ekstradojnë Haradinajn, pasi që siç tha ai “do të ketë trazira”.

“Ftojmë autoritetet franceze që të mos bien pre e ndikimeve që t’i prish marrëdhëniet me Kosovën dhe të mos lejojë që të bëhet ekstradimi i zotit Hardinaj, ashtu siç kishte kërkuar shteti serb. Në të kundërtën nga vetë ky fakt, nënkuptojmë si inicim të trazirave të mëdha në vend, por edhe më gjerë”, ka theksuar Egzon Zendeli student.

Solisti i Grupit Elita 5, Arif Ziberi, në ëmer të artistëve nga Maqedonia tha se arrestimi i Ramush Haradinajt paraqet një goditje të rëndë për luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Jemi këtu për njeriun i cili bashkë me familjen e tij ka dhënë sakrifica shumë të mëdha për krijimin e shtetit të Kosovës, për çlirimin e Kosovës. Këtu jemi këtu në përkrahje të komandantit në emër të të gjithë artistëve duke kërkuar që Ramush Haradinaj të lirohet dhe ai të kthehet në shtëpi”, ka thënë Arif Ziberi solist i grupit Elita 5.

Në protestat e organizuara në Shkup ishin prezent dhe shumë bashkëluftëtarë të Ramush Haradinajt nga Maqedonia.

Ata për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se tërë kohën kanë pasur besim dhe do të vazhdojnë të kenë besim në veprimet e Ramush Haradinajt.

“Unë jam Shkodrane Zenuni Dardhishta ish luftëtare e brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare në Rrafshin e Dukagjinit, nën komandën e Ramush Haradinajt. Jam këtu përpara ambasadës franceze për të shprehur indinjatën ndaj arrestimit të gjeneral Haradinajt nga autoritet franceze. Ramushi ka bërë shumë për Kosovën dhe çështjen shqiptare në rajon. Protesta e sotme është një gjest shumë i vogël krahasuar me veprën e Haradinajt”, tha Shkodrane Zenuni Dardhishta për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Muharem Asani gjithashtu pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës thotë se Ramush Haradinaj nuk është kriminel, por luftëtar i lirisë.

“Qëllimi protestës së sotme është lirimi i komandantit Ramush Haradinaj sepse ai është i pafajshëm. Ka luftuar për të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Kriminelët duhet kërkuar në Serbi, ata që bënë krime në Kosovë dhe jo shqiptarët e pafajshëm”, tha Muharem Asani.

Edhe Shaip Zeneli bashkëluftëtar i Ramush Haradinajt, thekson se Ramush Haradinaj duhet liruar sepse botërisht është e njohu që lufta e UCK-së ishte e drejtë.

“UÇK ka zhvilluar një luftë liridashëse çlirimtare dhe e gjithë kjo që bëhet është një lojë politike që vazhdon ta luaj Sërbia”, tha Shaip Zeneli.

Duhet theksuar se protesta e të së mërkurës përpara Ambasadës në Shkup kundër arrestimit të Ramush Haradinajt, është e dyta me radhë, pas asaj që u mbajt më 6 janar kur dhjetëra qytetarë dolën për të protestuar me porosinë “liri për Ramush Haradinajn”.

XS
SM
MD
LG