Ndërlidhjet

Juncker shpreson që bisedimet e reja do e ribashkojnë Qipron 


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker,
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker,

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka thënë të mërkuren se bisedimet në mes të dy pjesëve të Qipros së ndarë etnikisht përfaqësojnë “mundësinë e fundit” për bashkim të shtetit ishull, raporton Reuters.

Liderët grekë dhe turq qipriot po marrin pjesë në bisedimet për ribashkim në Gjenevë gjatë kësaj jave, ndonëse të dy palët nuk kanë dhënë shpresë për arritje të shpejtë të rezultateve.

“Është me rrezik, por kur është në pyetje paqja, atëherë duhet ndërmarrë disa rreziqe”, ka thënë Juncker në një konferencë me gazetarë në kryeqytetin e Maltës.

“Unë mendoi që ka ardhur koha për ribashkimin e ishullit. Liderët e të dy komuniteteve janë duke e kryer një punë të shkëlqyeshme dhe unë shpresoi që bisedimet e neserme të Gjenevës do arrijnë në një përfundim pozitiv”, ka thënë më tej Juncker.

XS
SM
MD
LG