Ndërlidhjet

SHBA: Është arrestuar bashkëshortja e sulmuesit në Orlando


Pjesëtarë të komunitetit LGBT para Shtëpisë së Bardhë, gjatë një ceremonie përkujtimi për personat e vrarë në klubin e natës në Orlando
Pjesëtarë të komunitetit LGBT para Shtëpisë së Bardhë, gjatë një ceremonie përkujtimi për personat e vrarë në klubin e natës në Orlando

Bashkëshortja e personit të armatosur, i cili i ka vrarë 49 vetë në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës, vitin e kaluar, është arrestuar lidhur me të shtënat, ka thënë sot prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.

Noor Salman, gruaja e sulmuesit, Omar Mateen, i cili ishte vrarë nga policia gjatë të shtënave në klubin e natës në Floridë, në muajin qershor të vitit 2016, është arrestuar në shtëpinë e saj afë San Franciskos, ka raportuar e përditshmja, New York Times.

Bashkëshortja, Noor Salman, ballafaqohet me akuza federale për pengim të drejtësisë, për ndihmë dhe për bashkëfajësi në përpjekjet për aranzhim të mbështetjes materiale për organizatë të jashtme terroriste, ka raportuar rrjeti ABC News, duke e cituar agjencinë FBI dhe avokatin e të arrestuares.

Bashkëshorti i saj i kishte shprehur lojalitet grupit esktremist, Shteti Islamik (IS), gjatë përleshjes me policinë.

Noor Salman pritet që gjatë ditës së nesërme të paraqitet në gjykatë.

Ajo ishte marrë në pyetje disa herë pas sulmit.

XS
SM
MD
LG