Ndërlidhjet

Vdiq, Eugene Cernan, astronauti i fundit që eci mbi Hënë 


Astronauti amerikan, Eugene Cernan, në Hënë, 13 dhjetor 1972
Astronauti amerikan, Eugene Cernan, në Hënë, 13 dhjetor 1972

Astronauti amerikan, Eugene Cernan, njeriu i fundit që ka ecur në Hënë, ka vdekur të hënën në moshën 82 vjeçare, njofton agjencia amerikane e hapësirës.

Cernan, i cili gjithashtu ishte një nga njerëzit e parë që ka ecur në hapësirë, ka vdekur i rrethuar nga familja, raporton për njoftimin, agjencia e lajmeve, Reuters.

Cernan dhe astronauti tjetër nga anija kozmike, Apollo 17, Harrison Schmitt i janë shtuar listës së 10 astronautëve amerikanë në tërësi që kanë ecur mbi Hënë.

Udhëtimi i tij tre ditor në Hënë është realizuar në dhjetor të vitit 1972.

“E dija që kisha ndryshuar gjatë atyre tre ditëve në Hënë pasi nuk i takoja më vetëm Tokës”, ka shkruar Cernan ndër të tjera në librin e tij, me titull: “Njeriu i Fundit në Hënë”.

Cernan është rritur në qytetin e Çikagos, ndërsa nga NASA është pensionuar në vitin 1976.

XS
SM
MD
LG