Ndërlidhjet

Rrëzimi i ndërtesës në Teheran: Raporte kundërthënëse për viktimat


Teheran, 19 janar 2017.
Teheran, 19 janar 2017.

Një ndërtesë shumëkatëshe është rrëzuar në qendër të Teheranit, pasi është përfshirë nga zjarret.

Raportet për viktimat janë kundërthënëse.

Agjencia Associated Press ka cituar TV Press të Iranit të ketë thënë se 30 zjarrfikës janë vrarë.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve ka thënë se raportet e tilla janë të papërgjegjshme, pasi përpjekjet për shpëtim janë në vazhdim e sipër.

Televizioni shtetëror raportoi se “së paku 38 njerëz janë plagosur dhe janë shtruar në spital, porse shumica prej tyre janë liruar”.

Sipas disa njoftimeve, ndërtesa 17-katëshe Plasco është evakuuar para se të shembej.

Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarre për disa orë përpara se të rrëzohej ndërtesa.

Plasco daton nga fillimi i viteve 1960 dhe ka qenë një nga ndërtesat e para të larta në Teheran.

Ajo ka përfshirë edhe një qendër tregtare.

XS
SM
MD
LG