Ndërlidhjet

Parandalohet një sulm në Vjenë, dyshohet për përfshirje të shqiptarëve


Austri - foto arkivi
Austri - foto arkivi

Policia austriake arrestoi të premten një person, nën dyshimet se ka planifikuar sulm me bombë në Vjenë, raporton Reuters.

Agjencia e lajmeve citon një zëdhënës të policisë të ketë thënë se i dyshuari është arrestuar në një apartament në Vjenë nga forcat speciale.

Sipas tij, shërbimet e huaja të inteligjencës i kanë paralajmëruar autoritetet austriake për sulm të mundshëm.

Gazeta austriake Krone raporton se një grup i islamistëve radikalë me prejardhje shqiptare ka planifikuar një sulm në Vjenë midis 15 dhe 30 janarit.

Ajo nuk i ka bërë publike burimet për raportin, transmeton Reuters.

Personi i arrestuar është monitoruar nga forcat speciale prejse ka hyrë në Austri të premten herët, tha Krone.

Sipas gazetës, ai ka ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe ka planifikuar ta përdorë në Vjenë.

XS
SM
MD
LG