Ndërlidhjet

Itali: Aksidentohet autobusi me nxënës nga Hungaria, vdesin 16 njerëz 


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 16 njerëz e kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë lënduar pasi një autobus nga Hungaria që bartte nxënës është aksidentuar në një autoudhë në Italinë veriore, raportojnë sot mediat italiane.

Autobusi, që udhëtonte nga Franca në Hungari, e ka goditur një shtyllë të tensionit të lartë pas së cilës është përfshirë nga zjarri në mesnatë, në qytetin e Veronës, sipas të dhënave të punonjësve të emergjencës.

Pasagjerët janë nxënës nga Hungaria të moshave nga 14 deri në 18 vjeç.

XS
SM
MD
LG