Ndërlidhjet

SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë 


Ambassadori amerikan në Kazakistan, George Krol,
Ambassadori amerikan në Kazakistan, George Krol,

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të dërgojë një delegacion nga Uashingtoni për të marrë pjesë në bisedimet për paqe për Sirinë në Astana që fillojnë më 23 janar.

SHBA-ja në këto bisedime do të përfaqësohet nga ambasadori amerikan në Kazakistan.

Komunikata nga Uashingtoni më 21 janar është bërë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur detyrën zyrtarisht.

Ambasadori amerikan në Astana, George Krol, është emëruar në atë post nga presidenti Barack Obama në fillim të vitit 2015.

Ai më parë ka mbajtur poste në Departament të Shtetit në çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë, ndërsa ka pasur poste diplomatike edhe në Moskë, Shën Petersburg, Kijev, Minsk, Varshavë dhe Nju Delhi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia shpreson që administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të dërgojë ekspertë të Lindjes së Mesme për bisedimet rreth Sirisë, që pritet të fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit.

Fuqitë perëndimore për javë të tëra e kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e bisedimeve në Astana, duke ngritur shqetësimin se ato mund të ndryshojnë kahjen e negociatave për t’i dhënë fund luftës gati gjashtë vjeçare në Siri.

XS
SM
MD
LG