Ndërlidhjet

Ukraina kërkon nga Trump të mbajë sanksionet ndaj Rusisë 


Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Stepan Poltorak
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Stepan Poltorak

Ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Stephan Poltorak ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump që të vazhdoj ofrimin e përkrahjes ushtarake dhe politike për vendin e tij, sidomos duke vazhduar sanksionet kundër Rusisë me qëllim të pengohet eskalimi i situatës.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, një ditë pas inaugurimit të Trumpit, Poltorak ka thënë se “është shumë e rëndësishme për Ukrainën që të ketë përkrahjen politike nga Shtetet e Bashkuara”.

Heqja e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë sipas Poltorak do të ishte një sinjal i rrezikshëm sepse kjo lejon që Rusia dhe shtetet e tjera të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke krijuar mundësitë për kaos në botë.

Ai ka sygjeruar se Rusia do të nxitej të okupojë më shumë territor të Ukrainës apo edhe të okupjë ndonjë prej vendeve anëtare të NATO-s.

XS
SM
MD
LG