Ndërlidhjet

Identifikohen të dyshuarit për sulmin në Kanada


Kuebek, Kanada, 29 janar 2017.
Kuebek, Kanada, 29 janar 2017.

Zyrtarët në Kuebek të Kanadasë i kanë identifikuar dy personat e arrestuar në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një xhami lokale, më 29 janar.

Zyrtarë të gjykatës thanë të hënën se Alexandre Bissonnette, francezo-kanadez, është i dyshuar për të shtënat, ndërsa Mohamed el Khadir, shtetas kanadez me prejardhje marokene, është arrestuar po ashtu, porse është duke u konsideruar si dëshmitar.

Të dy besohet të jenë në të 20-tat ose 30-tat.

Policia tha se nuk beson se ka të dyshuar të tjerë, porse hetimet janë duke vazhduar.

Incidenti, në të cilin janë vrarë gjashtë veta dhe plagosur 17 të tjerë, është karakterizuar si "sulm terrorist kundër myslimanëve" nga kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe kreu i qeverisë në Kuebek, Philippe Couillard.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur ngushëllimet e tij në një bisedë telefonike me Trudeau.

Lexoni edhe këtë:

Kanadaja do të luftojë për mbrojtjen e myslimanëve

XS
SM
MD
LG