Ndërlidhjet

Delawie: Arsimimi çelës i parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në tryezën e organizuar në Gjakovë, 31 janar 2017
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në tryezën e organizuar në Gjakovë, 31 janar 2017

Ekstremistët e dhunshëm janë kthyer nga të rinjtë e pakënaqur, pa punë dhe pa ndjenjën e përkatësisë dhe po eksploatojnë mediat sociale për të shtuar radhët e tyre duke bërë që frika të shtrihet në mënyrë zinxhirore, tha të martën, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Duke folur në një tryezë në Gjakovë, nën organizimin e Nismës së Gruas në Kosovë, ambasadori Delawie tha se „ekstremistët e dhunshëm përhapin rrëfime, porosi dhe ideologji për t’i tërhequr individët por edhe të gjitha bashkësitë në orbitën e tyre“.

“Fuqizimi i shoqërisë civile është kritike në parandalimin e margjinalizimit shoqëror që ushqen këtë cikël të frikës, të zemërimit dhe ndjenjën e padrejtësisë të cilës i janë përkushtuar ekstremistët. Deri sa ne mbështetemi në sigurinë e qeverisë dhe në sundimin e ligjit për mundjen e terroristëve aktivë, pjesëmarrja pro aktive, puna në parandalimin e gjeneratës së ardhshme të ekstremizmit të dhunshëm, kërkon që të gjithë të jenë pjesë e zgjidhjes”, tha Delawie.

Ai tha se bashkësitë lokale janë mjeti më i fortë në luftën kundër radikalizmit të të rinjve. Ambasadori Delawie tha se duhet të investohet në rini me resurse materiale dhe me fuqizimin e rëndësishëm politik.

“Duhet të trimërojmë njerëzit e rinj që t’i përkushtohen paqes, shumëllojshmërisë dhe respektit të ndërsjellë. Arsimimi luan rolin vendimtar – në shkollë dhe në shtëpi – për të fituar betejën për mendjet e gjeneratave të ardhshme”, tha Delawie. (REL)

XS
SM
MD
LG