Ndërlidhjet

Rumunët protestojnë kundër shfuqizimit të ligjeve për korrupsion


Më shumë se 10 mijë rumunë kanë protestuar jashtë ndërtesës kryesore të Qeverisë në Bukuresht, pas njoftimit për një dekret urgjent, i cili ka të bëjë me dekriminalizimin e një numri të veprave penale që lidhen me korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Protestuesit, të cilët u mblodhën para Qeverisë, ndonëse temperaturat ishin nën zero, bënë thirrje që Qeveria të japë dorëheqje. Dekreti i ri, do të dekriminalizojë disa vepra, përfshirë këtu edhe veprat të cilat kanë shkaktuar dëme financiare në vlerën prej më pak se 200.000 lei ($ 48,000).

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG