Ndërlidhjet

Britani: Parlamenti e eliminon pengesën e parë për Brexit


Pamje nga një seancë e Parlamentit të Britanisë
Pamje nga një seancë e Parlamentit të Britanisë

Plani i kryeministres së Britanisë, Theresa May, për dalje nga Bashkimi Evropian, e ka kaluar pengesën e parë legjislative.

Në parlamentin e Britanisë, mbrëmë vonë, është miratuar legjislacioni për Bashkimin Evropian me 498 vota për dhe 114 kundër.

Por, për këtë dokument duhet të bëhet edhe votimi final, para se ai të shndërrohet në ligj.

Me këtë legjislacion, qeveria britanike do të ketë të drejtë ta aktivizoj nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës së Bashkimit Evropian, në harmoni me procesin juridik për largim nga BE-ja.

Në referendumin e mbajtur në qershor të vitit të kaluar, 52% e votuesve e mbështetën largimin e Britanisë nga BE-ja, që njihet me emrin Brexit.

Zonja May dëshiron që negociatat për dalje nga BE-ja të fillojnë në mars të këtij viti. Këto negociata mund të zgjasin deri në dy vjet.

XS
SM
MD
LG