Ndërlidhjet

Trump: Irani po “luan me zjarr”


Donald Trump
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin Twitter, i ka tërhequr vërejtjen Iranit se po “luan me zjarr”. Ky fjalor i ashpër i presidentit amerikan u përdorë për të dytën ditë me radhë, pas provës së fundit balistike raketore të Iranit.

Zoti Trump, mëtutje në Twitter, ka shkruar se qeveria iraniane nuk ishte falënderuese se sa “mirë” Shtetet e Bashkuara ishin sjellur me ata.

Kjo ishte referencë e qartë në marrëveshjen atomike të Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore në vitin 2015, sipas së cilës kapaciteti bërthamor i Iranit reduktohet në këmbim për zbutjen e sanksioneve ekonomike.

Mediat amerikane kanë raportuar se Shtëpia e Bardhë po përgatitiet për imponim të sanksioneve të reja kundër Iranit.

Raportet e bazuara në zyrtarë anonimë amerikanë, thonë se dhjetëra individë, kompani dhe agjenci qeveritare iraniane, mund të përfshihen në kuadër të sanksioneve të reja.

XS
SM
MD
LG