Ndërlidhjet

Konkurs i fotografisë: Një ditë nga jeta në Kosovë


Je një fotograf – amator apo profesionist? E beson se një fotografi është e vlefshme sa 1,000 fjalë? Atëherë bëhu pjesë e Projektit të Radios Evropa e Lirë: Një ditë nga jeta në Kosovë.

Rregullat janë të thjeshta. Më 10 shkurt, 2017, bëje një fotografi që prezanton realitetin tënd atë ditë. Mund të jetë një fotografi nga jeta në fshatin tënd apo në qytetin tënd, një skenë nga mëngjesi i ngarkuar ose lutjet e mbrëmjes në një objekt fetar të izoluar.

Duam që të na ndihmoni ta kuptojmë thelbin dhe llojllojshmërinë se çfarë do të thotë të jetosh në Kosovë atë ditë – nga Prishtina deri në një fshat të largët malor. Pamjet duhet të tregojnë përditshmërinë në Kosovë me të gjitha aspektet e saj të pasura, prandaj ju lutemi jo peizazhe të palëvizshme apo fotografi të rrugëve të zbrazëta. Dhe, natyrisht, jo selfie.

Fotografitë më të bukura do të botohen, me atribuim, si një foto-galeri në faqen tonë të internetit dhe në platformat e mediave sociale. Garuesve, fotot e të cilëve janë përzgjedhur, mund gjithashtu t’iu ofrohet një mundësi për të bashkëpunuar në të ardhmen me Radion Evropa e Lirë.

RREGULLAT E KONKURSIT:

Secili pjesëmarrës mund të dërgojë deri në 5 fotografi në formatin JPEG.

Adresa e pranimit: photos@rferl.org

Fotografitë duhet të jenë të gjerësisë së paku 1200 pixels.

Formati i fotografisë vetëm horizontal.

Të gjitha dërgesat duhet të kenë emrin tuaj dhe informatat e kontaktit si dhe një përshkrim të shkurtër të vendit ku është bërë fotografia dhe përshkrimin se çfarë ndodh në fotografi.

Të gjitha fotografitë duhet të bëhen VETËM më 10 shkurt 2017.

Afati i fundit i dërgimit të fotografive është 10 shkurt 2017 deri në ora 23:59.

Duke paraqitur imazhin ose imazhet e bashkëngjitura në Radion Evropa e Lirë, ju: (1) konfirmoni se fotografinë (fotografitë) i/e keni bërë më 10 shkurt 2017, (2) vërtetoni se jeni pronari i vetëm i fotografisë, dhe (3) i jepni Radios Evropa e Lirë (RFE/RL, Inc.) lejen, pa pagesë, për të publikuar fotografinë në çdo platformë përgjithmonë.

XS
SM
MD
LG