Ndërlidhjet

Siri: Fillon ofensivë e re kundër IS-it në Raka 


Luftetarët e Forcave Demokratike Siriane
Luftetarët e Forcave Demokratike Siriane

Luftëtarët kurdë që e kanë mbështetjen e SHBA-së, dhe aleatët sirianë thonë se e kanë nisur një ofensivë kundër militantëve të Shtetit Islamik në qytetin e Rakas.

Forcat Demokratike Siriane thonë se operacioni është duke u zhvilluar me “përkrahjen në rritje të forcave të koaliconit ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja”.

Njoftimi thotë se ky operacion përfshinë sulme ajrore dhe përkrahje nga njësitë speciale të koalicionit në betejë.

Zëdhënësja e Forcave Demokratike Siriane, që përfshinë edhe grupin kurd YPG, ka thënë se kjo është faza e tretë e operacionit në Raka që ka filluar në muajin nëntor.

Qëllimi është izolimi i Rakës nga pjesët tjera që kontrollohen nga Shteti Islamik para se të futen brenda në qytet.

Dje, sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga amerikanët ka shkatërruar dy ura në skajin jugor të qytetit, Raka.

Jordania, që është pjesë e koalicionit, ka thënë se ka kryer sulme ajrore kundër IS-it në Sirinë jugore më 3 shkurt, duke e goditur një magazinë të municioneve, një fabrikë të ndërtimit të veturave bomba, dhe një kazermë.

XS
SM
MD
LG