Budistët kundër Miliarderëve

Budistët kundër Miliarderëve

Fotografia dhe teksti nga Amos Chapple

Lexoni materialin

Në Malet Urale të Rusisë, një grup i vogël i budistëve, që udhëhiqet nga veterani i i luftës së Afganistanit, ka kaluar 21 vjetët e fundit në ndërtimin e një manastiri në një zonë të izoluar në maje mali. Por ky manastir është ndërtuar në tokën e një kompanie që i përket oligarkëve më të fuqishëm të Rusisë. Pas shumë vitesh vonesë, data për largimin e këtij kompleksi është përcaktuar. Radio Evropa e Lirë e ka vizituar këtë manastir.

Rruga prej shtatë kilometrash nëpër pyll të çon në manastir i cili gjendet në majën e malit Kachkanar, i cili është 888 metra mbi nivelin e detit. Ky ekip me slitë janë duke zbritur për tu furizuar me ushqim.

Fjalët “Om mane padne hum” të gdhendura në gurin në fund të rrugës tregojnë se manastiri budist është afër. Pas të reshurave të mëdha të borës, për tu ngjitur në këtë mal mund të marrë deri në shtatë orë.

Budistët shprehin respektin e tyre pranë dy tempujve fetarë. Ajo që fillimisht kishte nisur si depo për mbledhjen e druve është shdërruar në një kompleks ku ka statuja të Budës, ambient banimi, kuzhinë të përbashkët dhe saunë. Manastiri quhet Shan Tchup Ling, që do të thotë “vend për praktikum dhe realizim”.

Mikhail Sannikov, ushtar i cili është bërë murg, e ka themeluar këtë manastir në vitin 1995. Kryemurgu 55-vjeçar kishte qenë komandant në Ushtrinë Sovjetike gjatë viteve 1979-89, gjatë okupimit të Afganistanit. Sannikov, i cili tashmë ka titullin Lama Dokshit, thotë se është larguar nga ushtria në vitin 1987, pasi ishte plagosur në dy beteja të ndara. Ai thotë se është plagosur nga “dy plumba dhe nga copëza të bombës”. Ai thotë se kujtimet e tmerrshme të luftimeve e kanë ndjekur për vite të tëra. “Ngjanjëherë ato vijnë papritur – jam duke shikuar një film aksion dhe filloj të numërojë edhe sa plumba i kanë mbetur aktorit. Ka qenë e vështirë të flejë gjatë natës”.

Sannikov (në qendër) gjatë një sesioni të meditimit në ditët e para të Manastirit Shad Tchup.

Arkiva e Mikhail Sannikov

Pasi u largua nga ushtria, Sannikov punoi si punë të rëndomta, duke kërkuar “pak qëllim”. Më 1989 ai u vendos në rajonin rus të Buryatia, ku studioi budizmin për gjashtë vjet. Gjatë kohës së studimeve, Sannikov thotë se budizmi ishte pothuajse një praktikë ekskluzive në lindje të vendit. “Mendova se kjo ishte e çuditshme; ne kemi njerëz të mirë edhe në Rusinë Qendrore”. Mësuesi më tha “Pra, shko atje”. Sannikov thotë se pasi mësuesi i tij vizatoi siluetën e malit, “detyra ime ishte e qartë”.

Çfarë Sannikov dështoi të kuptonte ishte pasuria e mineralit metalik që shtrihet nën majën e malit.

Manastiri gjatë vitit 2000

Arkiva e Mikhail Sannikov

Kjo është zona e banimit e manastirit sot. Statuja gjashtë metërshe prej qelqi e Budës është ndërtuar në verën e vitit 2016. Pavarësisht kërcënimit se do të demolohet, budistët në Kachkanar vazhdojnë ta ndërtojnë kompleksin. Sannikov shpreson se në këtë vend do të hapet një shkollë e Budizmit.

Tetë njerëz jetojnë në manastir, ndërsa disa të tjerë jetojnë këtu kohë pas kohe. Sannikov thotë se çdokush mund të jetojë në manastir “për sa kohë që janë njerëz të mirë. Rregullat janë të vendosura: s’ka alkool, drogë ose gjuhë të ashpër; meditimet në grup bëhen çdo ditë nga ora 7 deri në 8 të mëngjesit; dhe njerëzit punojnë pesë orë në ditë”.

Boleslav Vavilov mbledh dru për ngrohjen. 27-vjeçari që një kohë të gjatë viziton manastirin. Ai merr pushim sa herë që të mundet nga puna e tij si masazh terapist për të ardhur këtu.

“Sot, kisha në Rusi është biznes”, thotë Vavilov. “Shumë të rinj janë duke kërkuar rrugë të tjera shpirtërore”.

Gjatë vizitës, një qen erdhi nga pylli dhe filloi të flinte jashtë manastirit. Që atëherë ai është bërë pjesë e ekipit të slitave.

Yulia Gasheva është një nga tre gratë që jetojnë në manastir. 30-vjeçarja, në “botën reale” punon si recepsioniste në hotel por ajo thotë se e parapëlqen jetën në manastir, ku për 16 orë në ditë ju shërben ushqim njerzëve këtu.

Gasheva duke u lutur pranë tempullit. “Këtu ka paqe, të cilën nuk mund ta gjejë në jetën normale”.

Por, paqja shpesh prishet nga zhurmat që vijnë nga kjo gurore, e cila është një prej disa të tillave që gjenden në afërsi të manastirit. Ato janë pjesë e kompanisë shumëkombëshe të minierave, Evraz. Punëtorit nxjerrin hekur dhe vanadium, një mineral që përdoret për të forcuar çelikun.

Evraz është kompani në bashkëpronësi nga Roman Abramovch, një oligark që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Kompania ka punësuar rreth gjashtë mijë persona në këtë rajon. Pasi puna në njërën nga minierat nuk është duke shkuar mirë, Evraz thotë se i duhet që të gërryjë tokën përfundi manastirit, për të nxjerr hekurin, në mënyrë që të mbetet fitimprurëse.

Carlos Coelho, RFE/RL

Hekuri përpunohet në një fabrikë të kompanisë Evraz. Kompania i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë lidhur me largimin e manastirit përmes kësaj deklarate: “Ndërtesat në malin Kachkanar janë të vendosura direkt në sipërfaqen e depozitës së mineraleve Sobstvenno-Kachkanar. Sipas ligjit në Federatën Ruse për ndërtimin e çdo ndërtese, veçanërisht të ndërtesave të banimit pranë depozitave janë të ndaluar për shkaqe të sigurisë. Kjo çështje është brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së autoriteteve publike”.

Fotografia: Evraz

Këto autoritete publike kanë planifikuar që të rafshojnë kompleksin e manastirit më 1 mars 2017, por ky plan është i ndjeshëm: Pamjet e largimit të statujës së Budës për shkak të interesave biznesore mund të duken të pakëndshme.

Pastaj janë turistët lokal. Manastiri çdo vit vizitohet nga mijëra persona, shumica prej të cilëve janë rusë. Ky çift është pjesë e një grupi prej rreth 30 personash, të cilët kaluan natën në manastir.

Boleslav Vavilov mediton pasi ishte përkujdesur për turistët, të cilët erdhën natën. Hapësira ku turistët flenë ishte e pakët. Përderisa turistët shihen si një lloj argëtimi për budistët, manastiri ka nevojë për furnizim me ushqim, posaçërisht tash, kur vëmendja mbi manastirin po rritet.

Kompania Evraz thotë se është e gatshme të ndihmojë në zhvendosjen e manastirit në një tjetër lokacion, por budistët në Kachkanar thonë se vendi dhe ndërtesat që janë ngritur këtu janë të shenjta. “Nuk mundeni të zhvendosni stupa-n (tempull budist)”.

Kërkesa zyrtare për shkatërrimin e manastirit është injoruar nga Sannikov, edhe pas dy gjobave të lëshuara nga autoritetet. Opioni publik është i ndarë nëse duhet manastiri të qëndrojë në këtë mal. Një peticion për shpëtimin e manastirit ka mbledhur mijëra nënshkrime dhe publikisht ishte mbështetur edhea nga ikona e muzikës ruse, Boris Grebenshchikov. Disa banorë të Kachkanar, sidoqoftë, thonë se manastiri është duke e penguar të ardhmen e këtij qyteti. Lyudmila Lapteva, kryeredaktore e gazetës Chetverga në Kachkanar, i ka thënë Radios Evropa e Lirë : “Ky qytet është ndërtuar nga minierat e mineraleve. Nëse Evraz nuk mundet të vazhdojë punën këtu, atëherë ky qytet do të pushojë së ekzistuari”.