Ndërlidhjet

Udhëzimi që përballi mjekët me drejtësinë, drejt ndryshimit


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një udhëzim kundërthënës administrativ, i nënshkruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në vitin 2013 me të cilin lejohej referimi i pacientëve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore ka vazhduar të jetë në fuqi, pavarësisht paqartësive që pati krijuar prej vitesh.

Me gjithë faktin se me kërkesë të ministrit të shëndetësisë, Imet Rrahmani është formuar një grup punues për të bërë ndryshime të udhëzimit, por i njëjti nuk ka arritur të përpunohet.

Udhëzimi administrativ, ndërkohë ka shërbyer si një bazë për ngritjen e akuzës ndaj mbi 40 mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor, nga Prokuroria e Shtetit me, siç thuhet, “dyshimin për shpërdorim të detyrës dhe fondeve për dërgimin e pacientëve jashtë institucionit publik”.

Rasti i cilësuar “Stenta” që u hap, siç tha Prokuroria e Shtetit, pas një periudhe të gjatë të hetimeve, çoi në dorëheqjen jo vetëm të ish-ministrit Agani, por edhe një numër drejtorësh e menaxherësh të klinikave spitalore në Prishtinë, Gjilan e Prizren.

Lulzim Uka, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet në udhëzimin administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucionit publik “saktësojnë çështje procedurale”. Ai thotë se tashmë është punuar në këtë lëmi, dhe së shpejti do të ketë ndryshime.

‘’Grupi punues është në fazën finale për ndryshimin e udhëzimit administrativ që referon pacientët jashtë institucioneve publike shëndetësore. Ndryshimet do të bëhen dhe do të jenë lehtësim për procedurat e pacientëve që nuk mund të trajtohen në institucionet publike. Do të ketë ndryshime edhe në procedurën për rastet urgjente. Gjithashtu aplikuesit për shërim jashtë vendit, do t’u lehtësohen procedurat, e që çmimet e hulumtuara të trajtimit që i kanë bërë vetë pacientët, do të bëhen nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të marrin trajtim në spitalin që vetë do të zgjedhin pacientët. Por gjithçka do të bëhet në pajtim me ligjin”, thotë Uka.

Megjithëse të akuzuarit e rastit ‘Stenta’ ngarkohen për shpërdorim detyre, bazuar edhe në udhëzimin adminsitrativ, ky dokument në vazhdimësi ka krijuar paqartësi në mesin e mjekëve.

Kardiologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që janë prekur më së shumti nga hetimet e Prokurorisë së Shtetit, dhe një pjesë e të cilëve janë nën akuzë e po përballen me drejtësinë, thonë se presin që së shpejti udhëzimi të pësojë ndryshime.

Basri Sejdiu, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë thotë për Radion Evropa e Lirë se grupi punues për ndryshimin e udhëzimit është në fazën përfundimtare.

“Ka lëvizje. Është bërë një kërkesë nga konzoliumi i kardiologjisë që të bëhet ndryshimi i udhëzimit administrative, për pacientët që janë referuar në institucionet private nga ai publik dhe është grupi punues në fazën përfundimtare të atij ndryshimi. Telashet janë më të zvogëluara pasi është rritur volume i punës në kardiologji. Jemi duke punuar 12 orë dhe po mbulohen sëmundjet e zemrës. Fluksi është i zvogëluar sa i përket referimit jashtë QKUK-s. Aparati është i vjetruar por po shpresojmë që së shpejti do të pajisemi me aparatin e ri”, ka thënë Sejdiu.

Për drejtues të Institutit të Kosovës për Drejtësi udhëzimi administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilin një numër i mjekëve akuzohen për zbatimin të tij dhe marrje ryshfeti, është udhëzim që krijon pasiguri juridike për mjekët.

XS
SM
MD
LG