Ndërlidhjet

AI: UNMIK të kërkojë falje për mosmbrojtjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit 


Amnesty International
Amnesty International

Organizata Amnesty International i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Kosovë “që të kërkojë falje për dështim në mbrojtjen e jetës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe të gjithë të lënduarve të tjerë” në demonstratën e organizuar më 10 shkurt 2007 nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

Amnesty gjithashtu kërkon që “të gjithë të ankuarve t’u jepet dëmshpërblim i plotë për dëmin e përjetuar”. Në një raport të tij të publikuar të premten, Amnesty International i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të OKB-së që të zbatojë në tërësi rekomandimet e bëra në Opinionin e Marsit të vitit 2015 me të cilin kërkohet dëmshpërblimi për viktimat dhe familjet e tyre si dhe marrja e hapave të mëtejmë për të siguruar se autorët janë sjellë përpara drejtësisë.

Dy veprimtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini e Mon Balaj, humbën jetën gjatë një përpjekjeje të policisë së Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e një proteste të kësaj lëvizjeje në shkurtin e vitit 2007.

Pak kohë më vonë, një prokuror amerikan Robert Dean, drejtoi hetimet që vërtetuan se Xheladini dhe Balaj u qëlluan me plumba gome nga pjesëtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut. Policët u kthyen në Rumani para përfundimit të hetimeve.

“Ata vdiqën pasi pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë nga Rumania që vepronin në kuadër të Misionit të OKB-së në Kosovë, shtinë me plumba gome mbi protestuesit. Të tjerë u lënduan rëndë”, tha Amnesty në raportin e tij.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut “hetimet e brendshme të UNMIK-ut në vitin 2007 patën nxjerrë përfundimin se të dy janë vrarë nga përdorimi i plumbave të kauçukut por dështuan që të identifikojnë përgjegjësit duke kërkuar llogari”. Gjithashtu në raport theksohet se “plumbat e kauçukut ishin jashtë afatit të përdorimit dhe ishin shkrepur drejt në demonstrues nga një numër prej 10 pjesëtarë të policisë rumune”.

Homazhet e Lëvizjes Vetëvendosje në dhjetë vjetorin e vrasjes së dy aktivistëve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Në raport theksohet se familjeve të Mon Balajt dhe të Arben Xhelaidnit si dhe dy personave të tjerë të lënduar u janë ofruar kompensime materiale por jo edhe dëmshpërblime të tjera.

Amnesty thotë se një “hetim i pavarur për vrasjet asnjëherë nuk është hapur në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG