Ndërlidhjet

Protestë e grave në Podgoricë


Më shumë se 2 mijë gra kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë në Podgoricë. Protestuesit po kundërshtojnë një ligj, i cili redukton përfitimet materialet për nënat që kanë tre apo më shumë fëmijë. Ata arritën të kalojnë gardhin rrethues të ndërtesës së Qeverisë por shumica prej tyre nuk arritën të hyjnë në objektin qeveritar. Një delegacion i vogël i protestuesve u lejua që të hyjë në Qeveri për të diskutuar kërkesat e tyre. Organizatorët po kërkojnë që ligjvënësit të tërheqin këtë ligj, i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG