Ndërlidhjet

SHBA: Pence, Mattis dhe Kelly, marrin pjesë në konferencën e sigurisë


Pjesëtarë të policisë speciale gjermane në hyrje të një hoteli në Munih ku mbahet konferenca e sigurisë
Pjesëtarë të policisë speciale gjermane në hyrje të një hoteli në Munih ku mbahet konferenca e sigurisë

Në konferencën e sigurisë në Munih të Gjermanisë, pos liderëve botërorë, diplomatëve dhe zyrtarëve të mbrojtjes, për të parën herë do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Zëvendëspresidenti, Mike Pence, sekretari i mbrojtjes, James Mattis dhe sekretari i sigurisë së brendshme, John Kelly, e udhëheqin deklegacionin e Shteteve të Bashkuara në konferencën, e cila fillon sot dhe përfundon më 19 shkurt.

Raportohet se kjo konferencë po mbahet në periudhën e shqetësimeve lidhur me përkushtimin e administratës së re të Shteteve të Bashkuara për NATO-n dhe për qëndrimin amerikan ndaj Rusisë.

Në këtë kuadër, dje sekretari i mbrojtjes, James Mattis, u tha ministrave të mbrojtjes së 27 vendeve anëtare të NATO-s, se presidenti Trump ka “mbështetje të fuqishme për NATO-n”.

Megjithatë ai ka theksuar se aleatët e tjerë të aleancës duhet t’i shtojnë shpenzimet e tyre për mbrojtje.

XS
SM
MD
LG