Ndërlidhjet

Tony Blair kërkoi që kundërshtarët e Brexitit të “ngriten”


Tony Blair duke folur sot në një konferencë proevropiane në Londër
Tony Blair duke folur sot në një konferencë proevropiane në Londër

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar nga popullit britanik që “të ngritet” dhe ta ndryshoj mendjen për Brexit, duke argumentuar se vota për largim nga Bashkimi Evropian paraqet kërcënim për Britaninë.

Zoti Blair, që ishte kryeministër i Britanisë në periudhën 1997-2007, në fjalimin e tij të sotëm në grupin proervopian, Open Britain, tha se njerëzit votuan në referendum “pa i ditur kushtet e vërteta të Brexitit”.

Ai thotë se dëshiron të “krijoj mbështetje për të gjetur mënyrë për të dalur nga vrapimi aktual mbi tehun e shkëmbit” dhe se “kjo nuk është kohë për tërheqje, indiferencë ose zhgënjim, por është kohë për ngritje në mbrojtje të asaj që ne besojmë”.

Zoti Blair, i cili pat bërë fushatë për mbetje në BE, tha se i pranon rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, por ka rekomanduar që të shikohet përsëri kjo çështje, pasi “ne kemi ndjenjë të qartë se kah po shkojmë”.

Qeveria britanike ka thënë se është “absolutisht e përkushtuar” për vazhdimin e procesit të Brxitit.

XS
SM
MD
LG