Ndërlidhjet

Pakistani u hakmerret militantëve për sulmin masiv


Nga sulmi i së enjtes në Pakistan...
Nga sulmi i së enjtes në Pakistan...

Pakistani tha se dhjetëra militantë janë vrarë, pas sulmit të së enjtes në një lokacion të shenjtë, i cili ka lënë të vdekur së paku 80 veta.

Tetëmbëdhjetë militantë janë vrarë në provincën jugore Sind, ku ndodhet vendi i shenjtë Sufi, dhe 13 të tjerë në veriperëndim të vendit, thanë zyrtarët.

Masakra, të enjten, ka ndodhur pasi një sulmues vetërvrasës ka hedhur veten në herë në mesin e besimtarëve në qytetin Sehvan.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Rreth 250 veta po ashtu janë plagosur në sulm.

Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, e ka dënuar atë dhe është zotuar se do të gjejë autorët.

XS
SM
MD
LG