Ndërlidhjet

OKB: Akulli në Arktik dhe Antarktik po shënon nivele rekorde të ulëta


Antarktikë
Antarktikë

Niveli i akullit në Arktik dhe Antarktik gjatë muajit të kaluar ka rënë në një nivel rekord më të ulët për muajin janar, thotë Organizata Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara.

Edhe koncetrimet në atmosferë të dioksidit të karbonit, gazi më i rëndë që konsiderohet shkaktari kryesor i ngrohjes globale, gjithashtu ka arritur nivele rekorde për muajin janar.

“Është situatë e çuditshme”, ka thënë David Carlson, drejtor i Programit Hulumtues për Klimën Botërore, megjithëse është dimër, “është jashtëzakonisht ngrohtë për dimër, dhe akulli në det...është në minimum në të dy anët e hemisferës”.

Përmbajtja e ngrohtë e oqeanëve, që është mënyra më e sigurt e matjes së ngrohjes në tokë se sa matja e temperaturave në sipërfaqe, kanë shënuar rritje pandërprerë.

Akulli i detit në Antarktik, gjatë verës, ka qenë 22.8 % nën nivelin e rregullt, ka thënë organizata botërore e meteorologjisë.

“Numrii i viteve derisa i tërë akulli i sezonit të verës do të zhduket në tërësi po zvogëlohet me të madhe”, ka thënë Carlson.

XS
SM
MD
LG