Ndërlidhjet

Mbreti saudit, Salman do të udhëtojë në Indonezi me 1500 veta 


Mbreti saudit, Salman - fotografi e bërë më 5 shtator, 2015
Mbreti saudit, Salman - fotografi e bërë më 5 shtator, 2015

Mbreti Salman i Arabisë Saudite do e vizitojë Xhakartën dhe Balin në kuadër të një turneu aziatik gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa siç raporton Reuters ai do të marrë me veti një grup prej 1500 vetave, përfshirë 10 ministra.

Presidenti indonezian shpreson që gjatë vizitës së mbretit saudit, do të formalizohen investime të Arabisë Saudite deri në 25 miliardë dollarë.

Vizita e fundit që një mbret saudit e ka bërë në Indonezi ka qenë para 46 vjetësh.

Indonezia, vendi më popullatën më të madhe myslimane në botë, shpreson që Arabia Saudite do e ndihmojë në promovimin e një Islami të moderuar, përmes mësimeve fetare.

Por, përpos kësaj, zyrtarët e këtij shtetit sipas Reuters shpresojnë që vizita e mbretit Salman do nxisë edhe turistët sauditë të udhëtojnë më shpesh drejt Indonezisë.

Arabia Saudite është një nga destinacionet kryesore për punonjësit nga Indonezia, por ky shtet kishte vendosur një ndalim udhëtimi drejt Lindjes së Mesme në vitin 2015, pasi dy punëtorë të saj janë ekzekutuar në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG