Ndërlidhjet

Gazetari uzbek lirohet pas 18 vjetësh në burg


Muhammad Bekjanov, 2003.
Muhammad Bekjanov, 2003.

Muhammad Bekjanov, gazetar dhe aktivist i opozitës në Uzbekistan, është liruar pasi ka shërbyer 18 vjet në burg.

Ai është dënuar për përpjekje për të vrarë presidentin e ndjerë, Islam Karimov, por ka thënë se është torturuar për të pranuar akuzat e fabrikuara.

Bekjanov është vëllai i liderit në mërgim të opozitës, Muhammad Salih.

Ai dhe një koleg i tij mendohet se kanë qëndruar në burg më gjatë se çdo gazetar tjetër në botë.

Kolegu i tij, Yusuf Ruzimuradov, mbetet në burg.

Karimov ka qenë një nga sundimtarët më autokratikë të Azisë, i cili ka shtypur disidentët në emër të luftës kundër ekstremizmit islamik.

XS
SM
MD
LG