Ndërlidhjet

Katër zyrtarë të policisë akuzohen për marrje ryshfeti


Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren për veprën penale marrje e ryshfetit.

Të akuzuarit janë: N.A., D.B., M.S dhe B.B.

“Të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit rrugor, në atë mënyrë që gjatë patrollimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të holla në shuma dhe kohë të ndryshme”, thuhet në një komunikatë per media të lëshuar nga Prokuroria e Kosovës.

XS
SM
MD
LG