Ndërlidhjet

Veseli i shkruan letër falënderuese ambasadores së SHBA-së në OKB


Kadri Veseli
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një letër Përfaqesueses së Përhershme të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ambasadores Nikki Haley. Përmes kësaj letre ai e ka falënderuar ambasadoren Haley për angazhimin e shprehur për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kryeparlamentari Veseli e ka siguruar ambasadoren amerikane se Republika e Kosovës do të vazhdojë punën në rrugën e integrimeve në organizata ndërkombëtare dhe është krenare për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkauara të Amerikës.

"Është kënaqësi për mua që ju shkruaj, për të tu dhënë falënderime dhe mirënjohje të sinqertë në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për deklaratën e juaj të fuqishme, për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Veseli.

“Ne jemi krenarë për progresin që kemi bërë brenda një kohe të shkrtë pas shpalljes së pavarësisë dhe angazhohemi që të vazhdojmë këtë progres në bashkëpunim me Shtetet e Bashkauara të Amerikës dhe Organizatën e Kombeve të Bashkauara. Republika e Kosovës është krenare që është aleat i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë dhe është shumë mirënjohëse për miqësinë me ju", thuhet në letërn e Veselit.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka deklaruar ditë më parë se Republika e Kosovës e ka vendin e saj në Kombet e Bashkuara.

Kjo deklaratë ka ardhur disa ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar në Washington me presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të Kryetarit të Kuvendit.

XS
SM
MD
LG