Ndërlidhjet

Nju-Orleans: Një shofer me makinë e goditi turmën e njerëzve


Ilustrim nga parada Mardi Gras
Ilustrim nga parada Mardi Gras

Policia në Nju-Orleans të Shteteve të Bashkuara thotë se një person, që duket se ishte “i dehur në shkallë të lartë” me makinën e tij e ka goditur turmën e njerëzve që e shikonin një paradë, duke i lënduar 28 vetë.

Shefi i policisë, Michael Harrison, tha mbrëmë vonë se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij po zhvillohen hetime për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

“Ne kemi dyshime se ky person ishte i dehur në shkallë të lartë”, tha zoti Harrison, i pyetur se a mendon se incidenti ishte i ndërlidhur me terrorizëm.

Zyrtarët thanë se 21 persona janë dërguar në spitalet lokale, ndërsa të tjerët janë nën kontroll.

Një zyrtar mjekësor tha se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë të moshës 3 – 4 vjeçare.

Mijëra njerëz tubohen në rrugët e Nju-Orleansit për festimet tradicionale të njohura me emrin, Mardi Gras.

XS
SM
MD
LG