Ndërlidhjet

Zaev ia dorëzon presidentit nënshkrimet, kërkon t’i ndahet shpejt mandati


Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, i dorëzoi të hënën presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij dhe partive politike shqiptare, si garanci për sigurimin e shumicës parlamentare.

Ai tha sedhe pret që t’i ndahet sa më shpejtë mandati që ta formojë qeverinë e Maqedonisë.

Burime nga LSDM për Evropën e Lirë thonë se presidenti Ivanov “i ka thënë liderit të LSDM-së se të marten, më së voni të mërkurën do t`ia ndajë mandatin.

“Në dorë mbaj 67 nënshkrimet e deputetëve të përbërjes së re parlamentare, si garanci për mundësinë e formimit të qeverisë së re për qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht këto nënshkrime mundësojnë që të përfundojë kriza në Republikën e Maqedonisë dhe shteti përfundimisht të ecë përpara“, tha Zaev.

Ai tha se pret që presidenti Ivanov t`ia ndajë mandatin në një afat sa më të shkurtër kohor.

“Pres që zoti Ivanov të më ndajë mandatin në një afat sa më të shkurtër kohor që të mund të fillojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë”, tha Zaev duke shprehur bindjen se do të ketë një transferim të shpejtë dhe pa probleme të pushtetit.

Zaev nuk ka komentuar sot ofertën e liderit te VMRO DPMNE për ta mbështetur të bëhet kryeministër.

Ndërkohë njohësit e çështjeve politike qëndrimine fundit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili tha se do ta mbështes liderin e LSDM-së Zoran Zaevin për t’u bërë kryeministër, me kusht që të heq dorë nga koalicioni me partitë shqiptare, e shohin si përpjekje të tij që individuale ta zhvendosë tek ajo kolektive.

Sipas tyre Gruevski e di “se do të duhet të përballet me drejtësinë për shumë çështje kriminale për të cilat ka ngritur padi edhe prokuroja speciale publike e Maqedonisë”.

Nikolla Dujovski, analist politik, thotë se realiteti në Maqedoni ka ndryshuar dhe letra nacionaliste më nuk është fitimprurëse për partitë politike.

“Mendoj se edhe ata të cilët kanë qenë në presion të vazhdueshëm, të punësuarit në administratën publike madje edhe sektorin privat, nga ana e drejtuesve të pushtetit tanimë nuk do të mund t’i nxjerrin aq lehtë në rrugë për të protestuar në atë të quajturën “sandviç revolucion” përkatësisht gjoja se bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare maqedonase".

"Ai (Gruevski) e di se do të duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë, sepse ka shenja serioze për çka ka ngritur padi Prokuroria Speciale Publike se ka kryer ose ka qenë I përfshirë në aktivitete kriminale, andaj dëshiron ta zhvendosë përgjegjësinë individuale në përgjegjësi kolektive”, vlerëson Dujovski.

Përderisa Suleman Rushiti ish ministër në kabinetin Nikolla Gruevskit gjatë periudhës 2006 -2008 thotë se koncepti I kryetarit të VMRO DPMNE-së si ish kryeministër është koncept I të kuptuarit të shtetit si pronë e vetja prandaj rënien nga pushteti dëshirojnë ta paraqesin si rrënim të shtetit.

Rushiti thotë se ftesa e Gruevskit për të bërë koalicion me Zaevin është paradoksale ngase për një njëri që është kundër federalizmit me këtë ndarje nacionale I hapet rrugë pikërisht federalizmit të Maqedonisë.

“Në këto deklarata ka shumë paradokse sepse Gruevski në një anë thirret në ruajtjen e shtetit unitar ndërkohë që në anën tjetër nuk pranon se numri prej 67 deputetëve shqiptarë dhe maqedonas paraqet shumicën parlamentare. Pra, në njërën anë lufton federalizmin ndërkohë që promovon konceptin e federalizmit të shtetit duke bërë thirrje për koalicionim mes partive maqedonase duke përjashtuar vendimin unitar të LSDM-së dhe partive shqiptare për zgjidhjen e statusit t ëgjuhës shqipe".

"Do të thosha se deklarata e Gruvskit pasqyron një njeri të frikësuar nga drejtësia duke kërkuar shpëtim në idetë nacionaliste”, thotë Rushiti.

Në shenjë pakënaqësie ndaj koalicionimit mes Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe partive politika shqiptare pas arritjes së ujdisë për ligjin për gjuhën shqipe që mundëson një shtirje më të gjerë në tërë territorin e Maqedonisë, Iniciativa Qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” dhe sot ka paralajmëruar protesta. (REL)

XS
SM
MD
LG