Ndërlidhjet

Armenia dhe BE-ja pritet të arrijnë marrëveshje të re politike


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian dhe Armenia janë të vendosura të arrijë një marrëveshje të re, me qëllim të afrimit të marrëdhënieve politike, tri vjet pasi Yerevani u largua nga një marrëveshje për ndikim më të gjerë politik dhe tregtar me BE-në, për t’iu bashkuar Bashkimit Ekonomik të Euroazisë të udhëhequr nga Rusia.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian pritet që të inicojë këtë marrëveshje gjatë vizitës së tij në Bruksel më 27 shkurt, e cila me gjasë do të nënshkruhet në muajin maj.

Armenia kishte negociuar marrëveshjen e asocimit me BE-në në vitin 2013, ku përfshihej edhe marrëveshja për tregti të lirë. Por pas presionit nga Moska, po atë vit, Armenia e refuzoi atë.

Negociatat për marrëveshjen e re me BE-në nisën në dhjetorin e vitit 2015.

Marrëveshja e re Armeni-BE është më pak abicioze sa sa ajo e vitit 2013. Në të nuk janë komponentet për tregti të lirëm të cilat, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina tashmë i kanë pjesë të marrëveshjeve të tyre me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, me këtë marrëveshje përmriësohen marrëdhëniet politike në mes të Yerevanit dhe Brukselit,

Rivali i Armenisë, Azerbajxhani ka nisur këtë muaj bisedimet për një marrëveshje të re politike me BE-në.

XS
SM
MD
LG