Ndërlidhjet

Putin dhe Rahmon pajtohen të forcojnë sigurinë në kufirin mes Taxhikistanit dhe Afganistanit


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Taxhikistanit, Emomali Rahmon
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Taxhikistanit, Emomali Rahmon

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti taxhik, Emomali Rahmon janë pajtuar që të bashkojë përpjekjet e tyre për të forcuar sigurinë në kufirin mes Taxhikistanit dhe Afgansitanit.

Putin, i cili sot arriti në Dushanbe nga Kazakistani, u ka thënë gazetarëve pas bisedës me Rahmon se “Taxhikistani është një shtet kyç” për sigurinë rajonale në Azinë Qendrore.

Putin tha se ai dhe presidenti Rahmon janë pajtuar “shtojnë përpjekjet e përbashkëta për të mbrojtur kufirin taxhik-afgan, duke përdorur kapacitetet e bazës ushtarake ruse që është e vendosur në Taxhikistan”.

Ai gjithashtu tha se forcat ruse janë të vendosura në Taxhikistan “për të ofruar siguri edhe për Taxhikistanin dhe për kufinjtë jugor të Federatës ruse”.

Rreth 7 mijë trupa ruse janë të stacionuara në tre ndërtesa në Taxhikistan, të cilat konsiderohen si një bazë e vetme e Rusisë.

Putin ka nisur turneun e tij dy ditor në Azinë Qendore më 27 shkurt. Ai sot vizitoi Kazakistanin dhe Taxhikistanin ndërksa nesër pritet të vizitojë Kirgizinë.

XS
SM
MD
LG