Ndërlidhjet

SpaceX vitin e ardhshëm do të dërgojë dy turistë në një fluturimin rreth Hënës


Pamje e Tokës nga Hëna
Pamje e Tokës nga Hëna

SpaceX po planifikon të dërgojë dy qytetarë privat në një fluturim rreth Hënës vitin e ardhshëm, që do të jetë udhëtimi i parë me njerëz në satelitin e Tokës në më shumë se katër dekada.

“Kjo do të jetë jashtëzakonisht emocionuese”, u tha gazetarëve themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Ai refuzoi të tregojë se kush janë turistët që do të fluturojnë dhe sa do të paguajnë ata për këtë udhëtim por theksoi se ata nuk do të jenë persona nga Hollywoodi, dhe se ata tashmë kanë bërë një depozitë të “konsiderueshme” për këtë udhëtim.

Njeriu i fundit që vizitoi Hënën ishte pjesë e misionit të Apollo më 1972. SpaceX nuk ka për qëllim që të shkel në Hënën por do të orbitojë përreth saj.

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Rusia dhe Kina, që të gjitha këto shtete kanë propozuar misione për dërgimin e njerëzve në Hënë në dekadat e ardhshme, përderisa NASA është duke planifikuar një fluturim me ekuipazh rreth Hënëns, si një hap që eventualisht do të çojë drejt udhëtimit për në planetin Mars.

XS
SM
MD
LG