Ndërlidhjet

Prizren: Aktakuzë për ryshfet ndaj 20 zyrtarëve policorë


ilustrim
ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzën ndaj njëzet zyrtarëve të Policisë së Kosovës për shkak, të siç thuhet në kumtesën e Prokurorisë, “dyshimit se kanë kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje”.

Në kumtesën e Prokurorisë thuhet se ‘të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar dhurata për vete në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare”.

Prokuroria themelore në Prizren thotë se “zyrtarët policorë në njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, me qëllim nuk kanë shqiptuar tiketa të trafikut ndaj kundërvajtësve edhe pse kanë qenë të obliguar të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugorë, ndërsa, paratë e marra i kanë ndarë në mënyrë proporcionale”.

Në fund të vitit të kaluar të paktën 59 zyrtarë të policisë, nga të cilët 35 shqiptarë, 23 të komunitetit serb dhe një boshnjak, janë ndaluar dhe ndaj tyre është kërkuar masa e pezullimit nga puna” për, siç thuhej, “shpërdorim detyre”.

XS
SM
MD
LG