Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga eksplodimi në minierë – 8 punëtorë të vrarë


Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur në minierë pas eksplodimit të fuqishëm, që ka ndodhur sot në rajonin Lvov të Ukrainës
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur në minierë pas eksplodimit të fuqishëm, që ka ndodhur sot në rajonin Lvov të Ukrainës

Aurtoritetet thonë se nga shpërthimi dhe shkatërrimi në një minierë të thënëgjillit në pjesën perëndimore të Ukrainës, janë vrarë së paku tetë punëtorë.

Shërbimi shtetëror për emergjencë ka njoftuar se 20 minatorë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas eksplodimit të sotëm në një minierë në rajonin Lvov. Gjashtë vetë janë plagosur, por ai dolën të depërtojnë në sipërfaqe.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqn t’i gjejnë minatorët e zhdukur në thellësi prej afro 550 metra nën tokë.

Miniera e thëngjillit, e cila operohet nga kompania shtetërore, Lvivvuhillya, ndodhet disa kilometra larg kufirit me Poloninë.

XS
SM
MD
LG